Te 31 Fest nuk të duhet ekip i madh, nuk të duhet buxhet, nuk të duhet famë.
Krejt çka na duhet prej teje është: IDEJA jote dhe vullneti me kriju.
Për krejt tjerat, jemi na me ty – prej konceptit të këngës, te studio, te video, e deri te platformat si Spotify dhe YouTube.
Çka ndodh në 31 Fest:
🎤 Gigs live në bare & hapësira urbane
🎙 Sesione regjistrimi – ta kthejmë idenë në këngë reale
🎥 Video-podcast & biseda pa filtra për muzikë dhe skenë
🤝 Takime me njerëz të industrisë
🎪 Final show i madh me transmetim live
🗳 Votim nga publiku + juria
Rreth 20 artistë/banda hyjnë n’tren.
Gjatë rrugës dokumentojmë krejt: prej idesë së parë, te prova, studio, performanca, e deri te publikimi online.
Në fund, në skenën finale, dalin 3 fitues – që vazhdojnë me mbështetje reale për çmime dhe projekte tjera.
🔥 Thirrje për Aplikim – Krejt çka na duhet prej teje është ideja
Nëse:
Ke ide për këngë, po s’ke pasë kush me ta realizu
Ke tekst në notes, beat në laptop, apo riff n’kitarë
Je solo ose bandë
Je në fillim, ose në mes t’rrugës
👉 31 Fest është vendi yt. Hyp n’tren.
Na:
ta ndihmojmë me e zhvillu idenë
ta ofrojmë studio & regjistrim
ta krijojmë videon
ta bëjmë branding-un
ta qesim këngën n’platforma si Spotify & YouTube
ta qesim n’skenë para publikut real
📅 Afati i aplikimit: PREJ TASH
🚉 Ky tren niset prej idesë sate
Nëse ke ide, ke zë, ke çka me thonë –
31 Fest është lokomotiva jote.
Tjerat i rregullojmë bashkë. 🚂🔥